Turqia do të shpallë tri ditë zie kombëtare pas sulmit në një spital në Gaza.
Kështu ka thënë një zyrtar i lartë turk për AFP, duke konfirmuar një raport në disa media locale.
Ndërkohë bombardimi i Spitalit Arab al-Ahli ka shkaktuar një valë zemërimi dhe protestash në të gjithë Lindjen e Mesme, me protestues që dolën në rrugë në të paktën tetë vende për të dënuar sulmin vdekjeprurës.
Qindra njerëz demonstruan jashtë ambasadave britanike dhe franceze në Teheran, ndërsa disa mijëra u mblodhën në Sheshin Palestinë në qendër të qytetit.
“Vdekje Francës dhe Anglisë”, bërtitën protestuesit, duke hedhur vezë në muret e kompleksit të ambasadës franceze në kryeqytetin iranian.