Ministri i Jashtëm i Turqisë u shpreh se parlamenti turk nuk mund të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.
“Ka ardhur për vizitë ministri i Jashtëm i Suedisë. Ai ka qenë në parlament, është takuar me përfaqësuesit e partive. Ai ka dëgjuar nga të gjitha partitë të njëjtën gjë, se pa përmbushur detyrimet ndaj nesh, ratifikim nuk është i mundur”, theksoi kryediplomati.
“Prandaj, në kushtet aktuale, nuk ka nevojë të flitet për miratimin e atij dokumenti”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me kolegun hungarez, Peter Sziart.
Kreu i diplomacisë turke shtoi se: “Nëse Suedia përmbush detyrimet e saja, Ankaraja mund të ulet dhe të negociojë me Stokholmin. Në këtë moment, megjithatë, ne nuk mund të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha ministri turk.