Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Turqija dhe pasojat e blerjes së sistemit rus të mbrojtjes

22:50 / August 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TURQI
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pezullimi që Uashingtoni i bëri shitjes së avionëve luftarakë F-35, Turqisë, i ka dhënë një goditje të fortë si ushtrisë turke ashtu edhe industrisë të saj të mbrojtjes.

Blerja nga Ankaraja e sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400 bëri që Presidenti Donald Trump t’i pezullojë Turqisë shitjen e 100 avionëve F-35. Uashingtoni thotë se sistemi raketor rus mund të rrezikojë teknologjinë e avionëve amerikanë. Vendimi i dha fund gjithashtu lidhjes dhjetëvjeçare të industrisë turke të mbrojtjes me këtë projekt.

Prodhuesit turq në fushën e mbrojtjes kishin një pozicion të lakmuar si partnerë të përbashkët në projektin me vlerë 400 miliardë dollarë të prodhimit të avionëve F-35. Pritej që kompanitë turke të fitonin rreth 10 miliardë dollarë, falë prodhimi të rreth 900 pjesëve të aeroplanit, përfshirë pjesë kritike të tilla si pajisjet për ulje, kabinën e pilotit dhe pjesët kryesore të trupit të avionit.

Zhvillimi i industrisë së brendshme të mbrojtjes është përparësi për Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Ai është angazhuar ta kthejë Turqinë në një udhëheqëse botërore në këtë fushë. Ndërkohë vendi është në fazat fillestare të prodhimit të avionit të vet luftarak.

Përjashtimi nga programi i avionëve F-35 shihet si një goditje e fortë për këto aspirata.

Duke marrë parasysh shkallën e përfshirjes së kompanive turke në programin e avionëve F-35, presidenti turk Erdogan në mënyrë të përsëritur e ka minimizuar mundësinë e përjashtimit të Turqisë, duke pretenduar se Ankaraja ishte e pazëvendësueshme në prodhimin e avionit.

Por zyrtarët amerikanë kanë njoftuar largimin përfundimtar të Turqisë nga programi brenda marsit 2020.

“Ne po vazhdojmë në mënyrë të rregullt largimin gradual dhe përfundimtar të Turqisë nga programi deri në mars të vitit 2020”, tha Ellen Lord, nënsekretarja amerikane e Mbrojtjes për çështje të investimeve dhe mirëmbajtjes.

Javën e kaluar, kompania Lockheed Martin e cila po prodhon avionët F-35, konfirmoi gjithashtu se ishte në rrugën e duhur për të përmbushur afatin e Pentagonit.

Programi parashikonte që Turqia të ishte një nga qendrat rajonale të mirëmbajtjes së avionit, që do t’u jepte kompanive turke të ardhura në qindra miliona dollarë.

Analistët thonë se F-35 është një nga avionët më të përparuar në botë dhe tani firmat turke do të humbasin mundësinë e përdorimit të teknologjisë së përparuar si dhe të ekspertizës për prodhimin e tyre. Ankaraja kishte investuar rreth një miliard dollarë për prodhimin e avionëve.

mbrojtjes pasojat turqija
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.