Nik Gjeloshaj do të drejtojë Tuzin duke marrë rreth 50 për qind të votave, e gëzimi për shqiptarët e Malit të Zi nuk ka të ndalur.
Tuzi u nda nga Podgorica më 1 shtator 2018 duke u bërë komuna e dytë ne Malin e Zi që drejtohet nga shqiptarët pas asaj të Ulqinit.
“Në Malësi fitojnë shqiptarët”, tha Gjeloshaj në fjalimin e tij, teksa qyteti u mbulua nga flamujt kuq e zi e festime në rrugët e Tuzit.