Gjykata ka vendosur që Mason Greenwood, i cili akuzohet për përdhunim, të vazhdojë të qëndrojë në lirim me kusht.
20-vjeçari u mor nën hetim pasi publikimit të disa videove dhe imazheve në internet.
“Meqenëse vendimi për rishikimin e lirimit me kusht nuk ndikon në përparimin e hetimeve, Policia nuk do të japë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë rast derisa i dyshuari të akuzohet ose të lirohet”, u tha në një deklaratë.
Greenwood kaloi tre netë në paraburgim, pasi policia e arrestoi në shtëpinë e tij në Bowdon, Greater Manchester, në janar.