Arratisja e dy 41-vjeçarëve shqiptarë nga burgu i sigurisë së ulët të Kassavetias, ka tronditur vendin. Lefter Toçi dhe Romeo Qosja ishin dënuar të dy me nga 20 vjet heqje lirie për disa akuza të rënda përfshirë bashkëpunimin në vrasje e grabitje me armë, por jo vetëm mbaheshin në një sektor të parrethuar të burgut por kishin përfituar deri edhe 5 leje brenda vitit.
“Ndoshta disa njerëz nuk i konsiderojnë të rrezikshëm dy persona që vranë një pronar dyqani në Elefsina dhe një grua 75-vjeçare në shtëpinë e saj në Aspropirgos”, tha një oficer policie që ishte marrë me këtë grup kriminal. “Si ka mundësi që të kriminelë me një histori të tillë të marrin pesë leje? Dikush ka vënë firmën e tij dhe padyshim mban përgjegjësi”,-vijon më tej media greke.
Një tjetër dyshim që ngrihet është fakti se pse ata janë arratisur vetem 48 orë pasi ishin kthyer nga leja. “A po përgatisin ndonjë veprim të paligjshëm?” thotë një oficer policie për “Zougla” dhe vazhdon duke thënë se “nuk përjashtojmë që ata të kalojnë në Shqipërinë fqinje dhe të qëndrojnë atje për disa kohë para se të kthehen në vendin tonë”.