Gjykata e Lushnjes ka marrë vendimin përfundimtar në lidhje me Klevion Ahmetin, i njohur ndryshe si Cllevio Serbiano, i cili ndodhet prej më shumë se një muaji në burg për shkak të thyerjes së masës “arrest shtëpie”, pas sherrit me Noizyn.
Miku i tij, Anaid Kaloti ka zbuluar se gjykata vendosi që ai të lirohet pas 7 ditësh.
“Na e dhatë fjalën dhe si burrat e mbajtën, gjykata mori vendimin: “Për 7 ditë Cllevio vjen në shtëpinë e tij. Të gjithë ju që më keni pyetur dhe të gjithë ju të tjerët që se keni besuar ju pres në Lushnje me datë 21 apo 22 ta shoqërojmë të banesa. Miss u vllai, shihemi së shpejti”, shkruan Anaidi në Insta Story.