Lajmi se stilisiti kosovar Valdrin Sahiti u arrestua në aeroportin e Stambollit pasi dyshohet se u kap me drogë, u bë menjëherë viral. “Kosova News:, informoi se stilisti akuzohet për veprën penale, blerje dhe posedim të dograve e stimuluesve dhe se autoritetet kosovare janë informuar nga policia turke për arrestimin e tij.
Ky i fundit është kapur në aeroport me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës dhe ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit.
Por pas dyshimeve të policisë turke, ai është kontrolluar dhe iu është gjetur drogë. Në postimet në dy adresat zyrtare të Instagram të Valdrin Sahitit janë publikuar foto dhe video të tij nga Dubai. Stilisti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj.