Italia ka dëbuar një shqiptar, i konsideruar si trafikant i rrezikshëm droge.
I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u dëbua për herë të parë në vitin 2008 pas dënimeve për trafik droge. Pasi lidhi martesë me një shtetase italiane, ai hyri sërish në Itali, duke rifilluar aktivitetin e tij.
Ai në fakt është arrestuar në tri raste të veçanta edhe për posedim të sasive të konsiderueshme të lëndës narkotike të llojit kokainë.
Pas vuajtjes së një dënimi total prej 6 vjetësh burgim, ai doli nga burgu në vitin 2019 dhe duke qenë se konsiderohej si person i rrezikshëm për shoqërinë, u firmos dëbimi i tij nga Italia, masë e pashoqëruar deri në kufi për mungesë të një pasaporte.
Kur shqiptari paraqiti një tjetër kërkesë për të marrë lejen e qëndrimit, kërkesa e tij u refuzua, duke nisur procedurën e dëbimit.