Mbrëmjen e sotme kanë rënë në pranga 2 mjekë dhe një infermier në Fier pasi kanë bërë edhe kurimin e Nuredin Dumanit në banesën e tij duke mos e kallëzuar në polici. Burimet bën me dije se dy mjekët e arrestuar janë Juljan Malaj dhe Ermal Gjeçi.
Mjekët janë vënë në pranga me akuzën e moskallëzimit të krimit në vend që ta denonconin në polici. Dumani u arrestua mbrëmjen e djeshme pasi mbeti i plagosur në atentatin e një dite më parë në Elbasan.