Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi planin e tij të ndihmës ndaj COVID prej 1.9 trilion dollarëve, duke thënë se legjislacioni historik do të rikthejë shtyllën kurrizore të këtij vendi.
‘Ky legjislacion historik ka të bëjë me rindërtimin e bazës së këtij vendi dhe dhënien e një shansi njerëzve të këtij komb, njerëzve që punojnë, njerëzve të klasës së mesme, njerëzve që ndërtuan vendin. Kjo është ajo që është thelbi i kësaj,’– tha ai.
‘Done,’– tha ai duke firmosur projekt-ligjin në legjislacion. Ai e nënshkroi atë në Zyrën Ovale me zëvendës presidenten, Kamala Harris në krah të tij.
“Demokratët dhe miqtë republikanë e kanë bërë të qartë, njerëzit atje e kanë bërë të qartë se ata mbështesin fuqimisht Planin Amerikan të Shpëtimit,”– tha ai në vërejtjet e shkurtra, duke shtuar se do të flasë më gjerë në fjalimin e mbrëmjes.
Sipas DailyMail, presidenti do të mbajë një festë nënshkrimi në Shtëpinë e Bardhë të Premten me udhëheqësit e kongresit. Vetëm demokratët pritet të marrin pjesë me anëtarët nga Dhoma dhe Senati.
Projektligji parashikon edhe një pagesë direkte prej 1,400 dollarësh, të cilën do ta përfitojë pjesa dërrmuese e amerikanëve. Asnjë republikan nuk e mbështeti paketën e ndihmës, e cila do të rikthet për miratim përfundimtar në Dhomën e Përfaqësuesve.