Një i ri grek ishte në plazh me miqtë e tij, kur shpërtheu një debat me autorin e krimit para syve të një gruaje dhe shpejt u përleshën fizikisht.
Shkaku i incidentit të përgjakshëm që trazoi një plazh në Paleochora, Chania të Greqisë mësohet të jetë bërë xhelozia.
Sipas mediave greke, shqiptari që punonte në një biznes shëndetësor u grind me një të ri grek që ishte duke pushuar në zonë, duke e qëlluar me një send të mprehtë.
Greku papritmas ra në tokë me një plagë në bark, ndërsa autori tentoi të arratisej. I plagosuri u transportua me urgjencë në qendrën shëndetësore Kandanos ku iu dha ndihma e parë dhe më pas u dërgua në spitalin e Rethymnon.