Në ditën e të dashuruarve, Getinjo ka menduar të surprizojë partneren e tij, Vivien. Lidhja e tyre romantike u krijua gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Përmes një fotografie në “Instastory”, modelja nga Durrësi zbuloi dhuratën që ka marrë sot nga reperi.
Të njëjtin postim e ripostoi edhe Getinjo në llogarinë e tij, duke shkruar se ky është Valentini i parë që ai feston.
“Valentini i parë n’jete”, shkroi reperi.