Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U dëbua nga Shqipëria me urdhër të ministrit Lleshaj/ VOA: Iraniani me shtetësi italiane. Dyshohet të ketë punuar për llogari të…

21:49 / July 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
iraniani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një iranian me nënshtetësi italiane, Dabiel Kassrae, u dëbua sot nga Shqipëria drejt Italisë, pas një urdhëri të firmosur nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përmes të cilit ai deklarohej “person i padëshiruar”, për një periudhë 15 vjeçare.

Kassrae, i cili jetonte në Shqipëri, prej afro katër vitesh, dyshohet të ketë punuar për llogari të rregjimit të Iranit. Mësohet se ai është parë shpesh në zonën e Manzës, pranë kampit ku strehohen mbi 2 mijë anëtarë të lëvizjes opozitare iraniane Mojahedin-e-Khalq (Mek), dhe ka tentuar të rekrutojë disa prej tyre.

Në janar të këtij viti, autoritetet shqiptare urdhëruan dëbimin e dy diplomatëve iranianë, të cilët u shpallën persona të padëshiruar, pasi dyshoheshin se në të vërtetë ishin, njëri anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit, ndërsa tjetri pjesë e njësisë operacionale të shërbimeve sekrete iraniane.

Tetorin e vitit të kaluar, policia shqiptare bëri të ditur se kishte mundur të identifikonte anëtarët e një celule terroriste iraniane e cila kishte patur si synim kryerjen e sulmeve ndaj lëvizjes opozitare iraniane në Shqipëri. Celula konsiderohej përgjegjëse dhe për tentativën e dështuar të një akti terrorist në mars të vitit 2018.

Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin të ishin përfshirë “në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend”. Në atë kohë, mnistria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

dyshohet Lleshaj llogari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.