Tërmetet e njëpasnjëshme që goditën qarkun e Korçës, përveç dëmeve të mëdha në banesa kanë dëmtuar dhe Mësonjëtoren e Parë Shipe në qytetin e Korçës.
Njoftimin e kanë dhënë vetë punonjësit e Muzeut Kombëtar të arsimit në Korçë, të cilët shprehen se që prej datës 7 qershor aktivitetet dhe vizitat në Muze janë pezulluar.
Mësonjëtorja e Parë Shqipe ka pësuar dëmtime të godinës dhe plasaritje të mureve.
Siç edhe raportohet, godina ka dëme brenda dhe jashtë saj.