Sapo Gjykata e Apelit të Shkodrës dha vendimin 3 vite burg, ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj duhet t’i ishin vënë prangat në sallën e gjyqit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Policia nuk ka vepruar duke lënë të lirë Fran Frrokaj ndonëse ai u dënua me burg.
Fran Frrokaj e ka shfrytëzuar për t’u arratisur dhe që prej orës 13:00 nuk ka asnjë gjurmë prej tij.