22-vjeçarja Joy Ayoko që u dhunua barbarisht në Tiranë, ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një spital në Kenia. E reja la Shqipërinë në fund të janarit për t’u kthyer në vendin e saj.
Ajo ka qenë e shtruar në spitalin e Traumës prej muajit gusht kur u dhunua barbarisht dhe pësoi dëmtime të mëdha që e lanë në koma.
Më 14 gusht 2022, ajo u dhunua brutalisht dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ku jetonte në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet. Ajo ishte në gjendje kritike dhe kishte nevojë për kujdes të specializuar neurologjik, i cili nuk ishte i disponueshëm në Shqipëri.