Dhuna e ushtruar ndaj tij ditën e protestës më 6 dhjetor ka bërë që të rriten masat e sigurisë për kreun e opozitës Sali Berisha.
Berisha është shfaqur në publik, ku ka marrë marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga FRPD-ja me rastin e 8 dhjetorit, “Ditës Kombëtare të Rinisë”.
Ai është parë sot me të njëjtat forca sigurie që ka pasur ditën që është goditur nga 31-vjeçari.
Për shkak të problemit të vulës, që ende e ka Alibeaj, Berisha nuk mund të mbulohet nga Garda e Republikës.



