Kreu Partisë Demokratike, Lulzim Basha, para protestës së paralajmëruar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka vizituar sot në Spitalin e Traumës, Sekretarin e Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.
Dollapi ndodhet në Spitalin Ushtarak që prej mbrëmjes të së shtunës, kur u arrestua dhe u dhunua nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Sahit Dollapi vazhdon të marrë kurat mjekësore, ndërkohë që kryetari Basha ka thënë se: “Mjekët po e mbajnë nën kontroll, pasi ka marrë shumë dëmtime nga arrestimi i policisë”.
Ndërkohë opozita ka reaguar për dhunën dhe arrestimi i Sahit Dollapit janë cilësuar si shkelje e rëndë e ligjit.