Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

U dhunua nga 4 persona, si është gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi

10:49 / May 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3129
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi duket e stabilizuar, referuar kjo parametrave që tregojnë monitorët pasi avokati vazhdon të jetë i intubuar.

I kontaktuar nga gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj,  shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë Prof dr Fatos Olldashi tha se për sa kohë është i intubuar diskutohet ende për jetën.

Lexo edhe :

Related Posts

  • manja transformed
    Avokati vijon luftën në intubim, ministri Manja takohet me mjekët dhe familjarët e Mëngjesit

Por nëse vazhdon me këto parametra pra me ulje të edemës që ka në pjesën e përparme të truri , do te tentohet zgjimi i i tij ditën e hënë, pra të nxirret nga intubimi.

Avokati u dhunua mëngjesin e së mërkurës pasi la djalin e tij në kopsht.

Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një.

Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e dy ditëve më parë dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit.

Dorian Alia u shpreh se takimi pranë kopshtit 31 ishte i rastësishëm. Ai pretendon se vetëm e ka përshëndetur avokatin por kur ky i fundit e ka injoruar e ka qëlluar vetëm një herë me grusht. Kur e ka parë se avokati është rrëzuar është larguar me vrap nga paniku.

Para hetuesve Dorian Aliaj ka treguar dhe për mosmarrëveshjet që miku i tij, Dritan Nano ka pasur me avokatin dhe se nga padia e bërë nga ky i fundit prona ishte bllokuar.

Nga ana tjetër i ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator i sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.

Shkak për konfliktin sipas hetimeve është mosrespektimi i një kontrate lidhur mes avokatit dhe trashëgimtarëve të një prone në zonën e Liqenit artificial.

Pala e përfaqësuar nga avokati fitoi gjyqin në të 2 shkallët e gjyqësorit por një prej 8 trashëgimtarëve, Dritan Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës çka solli bllokimin e pjesës takuese të tij.

Top Channel mëson se dhe para sulmit Dritan Nano e ka kërcënuar avokatin që të hiqte dorë nga padia që i kishte bllokuar pronën sepse në të kundërt do ta pësonte.

Sokol Mëngjesi trauma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.