Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U dhunua nga nëna, shteti merr në mbrojtje 13-vjeçaren, vajza nuk dëshiron të shkojë në institucion, por tek të afërmit

15:00 / January 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dhuna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës dhunën “kafshërore” ndaj një vajze vetëm 13-vjeçare në Sarandë.

Emisioni investigativ faktoi me zë dhe figurë se nëna e dhunonte sistematikisht vajzën për arsye të ndryshme. Dhuna ishte jo vetëm psikologjike, por edhe fizike. Madje ishte njerku i saj, i cili iu drejtua me një denoncim emisionit investigativ.

Në një prononcim për Tirananews.al, kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës , Alma Tandili, shpjegon se vajza është marrë në mbrojtje të menjëhershme nga shteti dhe se për momentin ajo ndodhet në komisariat ku edhe po jep shpjegime për ngjarjen.

Ajo shpjegon se në raste të tilla sipas ligjit, fëmijët merren në mbrojtje duke i larguar nga dhunuesi, në raste të tilla fëmija vendoset nën përkujdesje alternative, çka nënkupton pranë ndonjë të afërmi, institucioni të kujdesit rezidencial ose  në familje kujdestare. Megjithatë ky është një vendim që në fund e merret gjykata edhe pas rekomandimit të përfaqësuesit të mbrojtjes së fëmijëve. 

Tandili sqaron se, vajza është ende duke u pyetur në polici nën prezencën e dy psikologëve dhe përfaqësuesit të mbrojtjes së fëmijëve të Bashkisë Sarandë.

Por 13 -vjeçarja deri tani ka shprehur se do që të qëndroje në praninë e tezes dhe dajës, në shtëpinë e tyre.

Kryatarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës shpjegon, se tezja dhe daja kanë shprehur pëlqimin për ta marrë në shtëpi, dhe duke parë edhe dëshirën e vajzës që nuk do të shkojë në institucion.

Megjithatë sipas Tandilit, do të bëhet edhe një vlerësim i familjes së dajës, për të parë nëse janë kushtet që fëmija të jetë i sigurt. Tandili thotë se vajza është më mirë dhe se i janë ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme./ Tirananews.al/

institucion mbrojtje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.