Aktorja Sharon Stone ka tronditur ndjekësit pasi ka bërë të ditur problemin e saj të fundit shëndetësor.
Është një tumor që duhet hequr dhe Stone tregoi se si një diagnozë e gabuar e bëri të shkonte në spital dhe t’i nënshtrohej një operacioni që nuk duhej ta kishte bërë.
“Kuptova se diçka nuk ishte në rregull në trupin tim. Pas një operacioni të parë, gjërat nuk po përmirësoheshin. Ndërsa dhimbja u përkeqësua, unë shkova për një ekzaminim të dytë”, tregoi 64-vjeçarja, duke pranuar habinë e saj kur zbuloi se “ka një tumor të madh fibroid që duhet hequr”.