Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka shoqëruar sot në shkollë Ëmbla Ademin nga Gostivari, nxënësen me Sindromën Down, e cila e kishte e ndërprerë mësimin pasi prindërit e nxënësve që ishin në klasën e saj bënë peticion që Ëmbla të largohet nga klasa.
Në videon e publikuar nga mediat maqedonase shihet se Pendarovski ka shkuar deri te banesa ku banon Ëmbla, dhe së bashku kanë shkuar në shkollën e saj.
Kujtojmë, se para katër ditësh Ëmbla i është kthyer sërish proçesit mësimor.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Jeton Shaqi.
“Për kënaqësinë time personale dhe akoma më shumë për kënaqësinë e familjarëve të saj dhe mbi të gjitha për kënaqësinë e saj, sot ajo është sërish mes shokëve të klasës dhe jashtëzakonisht e lumtur që vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të krijojë miqësi me bashkëmoshatarët e saj”, ka shkruar ministri Shaqiri në Facebook.