Mëngjesin e kësaj të shtune, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë edhe personi i dytë që pësoi djegie nga zjarri në fshatin Kopaçëz të Delvinës.
Ai është 42-vjeçari Apostol Zhupa, i cili ishte mes banorëve të fshatit që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë.
Mësohet se 42-vjeçari ka pësuar djegie, kryesisht në gjoks dhe në shpatulla. Pas ndihmës së parë në Spitalin e Sarandës, ai u dërgua me ambulanca drejt Tiranës.
