Detaje të reja janë mësuar nga ekzekutimi i një nate më parë tek Parku i Liqenit, ku viktima Haxhi Bacinovski kishte dalë për vrap bashkë me djalin e tij të mitur.
Nga hetimet e para rezulton se konflikti për një borxh prej 46 mijë euro, që autori i kishte viktimës ka qenë arsyeja e kësaj ngjarje të rëndë.
Autori është identifikuar menjëherë pas vrasjes nga djali i viktimës, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje dhe ka parë vrasësin.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se autori është Islam Myslaj, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë i shoqëruar edhe me një person tjetër.
VIKTIMA
Haxhi Baçinozi, 62-vjeçari i cili humbi jetën në një atentat në Liqenin Artificial, mbrëmjen e djeshme, mësohet se ka qenë ish-i përndjekur, i dënuar në sistemin komunist. Baçinozi lindi më 2 korrik të vitit 1957, në fshatin Radostinë të qytetit të Fierit. Më 30 janar 1982, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë, për “Agjitacion e propagandë”.
Më tej, mësohet se viktima është dënuar sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për “Veprën e terrorit në bashkëpunim”.