Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e 6 personave në Greqi. Sipas mediave greke, dyshohet se viktimat e atentati janë shtetas shqiptarë, por deri më tani autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar.
Viktimat janë zënë në pritë nga një bandë rivale, të cilët i kanë qëlluar me armë dhe janë larguar. Të gjashtë shqiptarët kanë qenë brenda një makine dhe pesë prej tyre vdiqën në vend, ndërsa një tjetër arriti të dalë nga makina dhe më pas humbi jetën.

Raportohet se ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh mes grupeve kriminale.
Autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë të zezë dhe një motor.
Forca të forta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në të njëjtën kohë po mbledh dëshmitë e banorëve të zonës.