Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kampionati Botëror

U eliminuan nga Botërori por priten si heronj në shtëpi, tifozët pushtojnë aeroportin

23:21 / December 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Japoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Japonia ka qenë një nga surprizat e mëdha të Kupës së Botës. Skuadra aziatike ia doli që të kualifikohej nga një grup që kishte edhe Spanjën e Gjermaninë, duke i mundur të dyja e duke dalë në vendin e parë.

Një arritje e jashtëzakonshme për ta, edhe pse më pas në fazën me eliminim direkt, u eliminuan nga Kroacia me penallti. Por për tifozët e tyre, ky Botëror ishte gjithsesi një eksperiencë shumë pozitive. Ndaj në momentin kur ekipi është kthyer në Tokio, lojtarët dhe stafi janë pritur si heronj.

Qindra fotografë e kameramanë, por edhe qindra tifozë kanë pushtuar aeroportin në Tokio për të pritur skuadrën mes duartrokitjeve dhe ovacioneve për një paraqitje që është vlerësuar nga të gjithë.

japonia

“Këta lojtarë kanë treguar nisjen e një epoke të re për futbollin japonez. Nuk bëhet fjalë vetëm për kualifikimin në fazën me eliminim direkt, por që hodhëm themele të reja. Mundëm Gjermaninë dhe Spanjën, që do të thotë që kemi mundur fitues të mëparshëm të Kupës së Botës”, tha trajneri Hazhime Morijasu pas mbërritjes në Japoni. Pritet që trajneri të konfirmohet së shpejti në detyrën e tij, pasi të gjithë janë të bindur se mund të drejtojë ekipin me sukses edhe në Botërorin e katër viteve më vonë.

boterori Japonia tifozet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës

21:59 / December 19, 2025

Tërmet me magnitudë 7.6, jepet paralajmërim për cunami

18:02 / December 8, 2025

Shehu: Polonia ka veç avantazhin e fushës, por gjithçka është e paparashikueshme

15:28 / November 22, 2025

Tifozët sulmojnë autobusin e ekipit kundërshtar, humb jetën shoferi në Itali

21:00 / October 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.