Ditën e sotme SPAK ka nisur hetim për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pasi u publikua videoja ku ky i fundit shihej duke konsumuar lëndë narkotike në një lokal.
Mësohet se kryebashkiaku i cili është nisur drejt Tiranës ditën e sotme, në orën 17:00 do të paraqitet pranë SPAK ku do të japë shpjegime lidhur me videon e bujshme që po qarkullon gjithandej.
Kryebashkiaku reagoi ditën e sotme me urgjencë përmes një statusi në ‘facebook’ dhe njoftoi se do të niset drejt Tiranës dhe do të depozitojë një padi në ngarkim të deputetit Ervin Salianji.
Sipas tij videoja është montazh dhe për ekzistencën e saj kishte dijeni që një vit më parë, por nuk e ka besuar.