Ditën e sotme u përhapën me shpejtësi pamjet ku këngëtarja Aurela Gaçe, i drejtohej kampionit të boksit Kristi Prengës teksa performonte : “Kristi të kapa!”.
Ai shfaqej i shoqëruar nga modelja Rike Roçi teksa kërcenin mes të tjerëve.
E pse thumbi i Aurelës ndërpreu kërcimin, vetë boksieri ka kontaktuar me Albeu.com ku shprehet se nuk ka asgjë konkrete me Riken.
Ai tregon se thjesht po njihen me njëri-tjetrin por nuk ka gjë zyrtare, çka nënkupton se kërcimi mes tyre ka qenë shoqëror.
Ndërkohë, ditën e Krishtlindjes Rikja ka publikuar në “Snap chat” foto ku shfaqet me boksierin.
Mbi foto nuk ka munguar as emojit. Rike ka vendosur një zemër të madhe të kuqe, ndërsa filtri i përdorur tregon se po mirëpresin bashkë 2020-tën.