Tre persona kanë humbur jetën në Bradford të Anglisë, pasi një fugon, i cili po lëvizte në sens të kundërt në autostradë, u përplas me një automjet.
Në pranga ra një 15-vjeçar, si autori i dyshuar i përplasjes që rezultoi fatale.
I riu, i cili drejtonte një fugon të vjedhur, nuk iu bind policisë kur i bëri shenjë që të ndalonte, duke kaluar në kahun e kundërt.
Nga përplasja humbën jetën tre persona, 49, 28 dhe 18 vjeç, ndërrsa mbeti i lënduar edhe një pasagjer tjetër, por jashtë rrezikut për jetën.