Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një konferencë për shtyp bëri të ditur se janë marrë 28 masa disiplinore në Degën Doganore të Durrësit, pasi gjatë kontrollit të task force u gjetën disa shkelje.
Në përfundim të kontrollit task forca evidentoi keto shkelje:
Praktika zhdoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik, të formularit të rivlerësimit doganor,
Mosrespektimin e parashikimeve ligjore si dhe të manualit “mbi procedurat standarde të punës për kontrollin fizik bazuar në risk të ngarkesave dhe mjeteve të transportit”.
Gjithashtu u evidentua se në disa praktika mungojnë të dhënat mbi numrin e imazhit të skanimit dhe rezultatet e skanimit.
Si dhe mos respektim të procedurave dhe kërkesave të parashikuara në legjislacionin në fuqi, në fushën e vjeljes së detyrimeve doganore të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor.
Kreut të doganës së Durrësit si masë disiplinore i është bërë pezullimi nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet”. Ndërsa për 18 doganierë, do ju mbahet deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj. Për 5 Specialistët e Zyrës së Rekuperimit me Forcë të Borxhit Doganor, masë disiplinore “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj”.
Ndërsa “vërejtje” është dhënë për 4 përgjegjës sektori pranë sektorit të operacioneve doganore, pranë zyrave të terminaleve si dhe të përpunimit të trageteve.