Deputeti socialist, Vullnet Sinaj fal kolegun e tij demokrat, Bledion Nallbati edhe pse ky i fundit i goditi me grusht në seancën plenare të së hënës. Sinaj ka bërë me dije se e ka hedhur pas si episod, pasi nuk ka asgjë personale me kolegun e tij.
“E kam falur Nallbatin. Nuk kam asgjë personale me të”, ka thënë Sinaj, i cili përgjegjës bën Sali Berishën. Nga ana tjetër, më herët vetë Nallbati u shpreh i penduar, duke thënë se gjeste të tilla nuk nderojnë askënd.
“Është një incident i krijuar nga Sali Berisha për ti shpëtuar drejtësisë shqiptare. E kam falur. Nuk ishte personale. Personalisht nuk do bëj denoncim, por do jem pjesë e grupit PS nëse ata do të ndërmarrin një vendim do të jem. Jashtë seancës i thashë Nallbatit pse e bënte atë veprim pasi kishim raporte normale. Përgjigjja e tij ishte se e kisha me kartën jo me ty”.
Nga ana tjetër, Nallbati u përjashtua nga seanca, ditën e djeshme, e ndërsa Kuvendi i Shqipërisë vijoi mes tensionesh dhe kaosit për 50 minuta. Opozita nga ana e saj pretendon se mazhoranca nuk përfill kërkesat e tyre, e për rrjedhojë kanë ndjekur këtë rrugë.