Një volejbolliste 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e një dhome hoteli në Stamboll.
Së fundmi është publikuar një video e kapur nga kamerat e sigurisë së hotelit, ku janë regjistruar momentet e fundit të volejbollistes.
Siç shihet në video, pak para se të ndodhte aksidenti, vajza ishte duke ecur përgjatë korridorit para dhomës së hotelit, më pas u ul dhe filloi të qante. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.