Në një postim në rrjetet sociale Isa Mustafa thotë se një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi dhe beteja kundër saj është shumë e vështirë. Ndër të tjera ai thotë se të gjithë duhet të mbrohemi vetë dhe kjo gjë bëhet duke respektuar rregullat e parandalimit.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili është infektuar me koronavirus dhe prej kohësh po qëndron në vetëizolim, së fundmi ka treguar eksperiencën e tij me luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse.
Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi dhe beteja kundër saj është shumë e vështirë. Ndër të tjera ai thotë se të gjithë duhet të mbrohemi vetë dhe kjo gjë bëhet duke respektuar rregullat e parandalimit.
“Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë. Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë. Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë“, thotë ai mes të tjerash.
Postimi i plotë:
Miq të nderuar
Më brengosi sot numri i të infektuarëve prej 276 me Covid-19. E përjetova keto ditë Covidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Eshtë një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi.
ë heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit. Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftëse nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetëvetes, mjekë të vetëvetes.
Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë.Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë.
Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë.
Apeloj qe institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët, që mediat ta kenë prioritet absolut mbrojtjen nga Covid-19 dhe që gjithë ne të mos bëjmë luftë politike por të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit të masave. Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sëmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin! IM.
Kujtojmë se Isa Mustafa është infektuar me koronavirus më datë 10 korrik sakaq numri në total i të infektuarve në Kosovë që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shkuar në 7.413 raste. Në kosovë kanë humbur jetën 185 perosna ndërsa janë shëruar 4.027 të tjerë.