Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U kallëzua për krime elektorale nga PD, kryebashkiaku i Maliqit: Punësimet dhe investimet janë procedura të miratuara

14:26 / April 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sfgdfghd 770x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Ivi Kaso në SPAK. Ai ka hedhur poshtë akuzat lidhur me punësimet dhe investimet publike në periudhën e zgjedhjeve. Topçiu ka theksuar se nuk ka pasur mundësi të lexonte materialin e kallëzimit, por ka dhënë detaje për procedurat që janë ndjekur nga ana e tij dhe institucioneve të bashkisë.

”Bashkëpunëtorët e mi më kanë çuar diçka, por nuk e kam lexuar materialin dhe nuk jam njohur me të. Nga ajo që më kanë treguar, bëhet fjalë për dy momente: punësime gjatë periudhës zgjedhore dhe investime publike në territor”,-ka deklaruar ai. Sipas Topçiut, me një urdhër të tij, të gjitha punësimet e reja janë pezulluar, një informacion që mund të verifikohet në institucionin e Bashkisë.

Ai shtoi se investimet publike që po realizohen janë të miratuara nga Këshilli i Bashkisë në vitin 2024 dhe përmbushin procedurat standarde dhe të miratuara nga Agjensia e Prokurimeve Publike, e cila siguron bazueshmërinë ligjore të çdo projekti. “Në konceptin tim, institucionet tona duhet të punojnë sipas miratimit që Këshilli i Bashkisë ka bërë dhe pas miratimeve të Agjensisë së Prokurimeve Publike”,-tha Topçiu.

Përsa i përket akuzave për favorizim politik, Topçiu theksoi se investimet në territor janë të shpërndara në të gjithë bashkinë dhe nuk janë të orientuara për t’u shërbyer asnjë partie politike. Ai përmendi një investim trevjeçar për periudhën 2025-2027, i miratuar nga Këshilli i Bashkisë dhe Prefekti, duke siguruar se të gjitha procedurat janë ndjekur sipas ligjit.

Gëzim Topçiu Kryebashkiaku i Maliqit PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.