Ditën e djeshme kudo në rrjet qarkulloi një video nga e shkuara e modeles së njohur, Arbenita Ismajli. Në videon në fjalë modelja shfaqej duke u puthur me një mashkull tjetër të quajtur Kenned Tahiri. Kennedi u shpreh se ‘Snapchati’ i tij ishte hakuar dhe kështu kishin publikuar pa dijeninë e tij videon me modelen.
Pas gjithë rrëmujës që u krijua në rrjet, ka reaguar më në fund dhe Arbenita duke sqaruar të gjithë situatën. Modelja shprehet se Kennedi ka gënjyer dhe atij nuk i kanë hakuar llogarinë, përkundrazi ka qenë ai që ka shpërndarë videon dhe kjo vetëm për famë.
Videoja është realizuar katër vite më parë kur ajo ishte në një lidhje tjetër, të cilën sot e konsideron si gabim. Po ashtu Arbenita ka deklaruar se ajo dhe reperi Fero nuk janë ndarë kurrë, por dëshirojnë ta mbajnë lidhjen e tyre sekret sepse njerëzit në përgjithësi i shkatërrojnë gjërat e bukura.
“Zakonisht nuk iu shpjegohem njerëzve për punët e mia, por ja që u bë e tepërt e duhej. Është cmenduri se si një ish mund t’i mbajë fotot e mia prej katër viteve më parë. Të shtiret se i është hakuar snapchati, dhe i përdor ato kundër meje për të më ulur dhe poshtëruar në publik. Merre famën! Por nuk të duhet kur je i prishur përbrenda! Kur jemi në pubertet jemi shumë delikatë dhe bëjmë gabime që më pas në të ardhmen qeshim me to. Unë nuk jetoj më në të kaluarën! Nëse prisni të jem e përsosur, harrojeni, nuk do të jem kurrë sepse jam njeri! Kush jeni ju për të më gjykuar gjithsesi? Merreni si ta doni por unë e dua të dashurin tim, Fero, dhe këto gjëra të kota nuk do të na ndajnë kurrë. Nuk jemi ndarë asnjëherë dhe dëshirojmë ta mbajmë lidhjen sekrete! Ku po shkoni vallë me gjithë këtë urrejtje? A është kjo arritje për ju, a janë këto ëndrrat e juaja? Ne jemi shqiptarë dhe njerëz në fund të fundit! Boll u bë poshtërimi i njëri-tjetrit dhe sidomos i femrave shqiptare”, shkruan Arbenita.