14-vjecari V.T, doli këtë të shtunë para Gjykatës së Vlorës, ku të cilit vetëm 24 orë më parë iu gjet një armë zjarri dhe një sasi municionesh luftarake. Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur për 14-vjeçarin të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.
Avokatja mbrojtëse e 14-vjecarit, Xhoana Hyka ka sqaruar se gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur ku 14-vjecari konsiderohet në moshë fare të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale.
Bardhosh Tozaj, babai i të miturit pas përfundimit të seancës gjyqësore falenderon institucionet për bashkëpunimin që sipas tij kanë parandaluar një ngjarje kriminale.