Këngëtari shqiptar, Arian Begaj, është dënuar me 5 vite burg nga gjykata në Greqi.
Gjatë kontrolli në shtëpinë e 41-vjeçarit rreth një vit më parë, autoritetet greke sekuestruan 50 gramë kokainë, 1 kg hashash, 9230 euro, një pistoletë dhe 4 gëzhoja të kalibrit 6.35 mm.
“Ai është një nga këngëtarët më me ndikim shqiptar në rrjetet sociale. Veçanërisht i dashur në vendlindje, Arian Begaj i ka kushtuar shumë këngë të tij bashkatdhetarëve emigrantë që ndodhen në çdo cep të botës. Ai kishte zgjedhur të kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij në Greqi, ku së bashku me të bashkëpunëtorin e tij grek u përfshinë në një rast trafiku droge, si rezultat i të cilit u arrestuan nga persona të Prokurorisë së Narkotikëve dhe u dënuan me 5 vite burg”, shkruan Protothema.