20-vjeçari Pjerin Lleshi që u arrestua në korrik të këtij viti pasi u kap duke transportuar drogë me makinë në Angli, u shpall fajtor dhe u dënua me 7 muaj e gjysmë burg nga Gjykata e Kurorës së Newcastle.
Nga kontrolli i Audit, në bagazh u zbuluan dy çanta të mëdha me 9 kg kanabis në total, sasi e cila nëse do dilte në treg kapte vlerën e 42 mijë paundëve.
Brian Mark, avokati mbrojtës i Lleshit ishte paguar rreth 400 paund për të drejtuar makinën dhe se “nuk i pa çantat, nuk e dinte sa kanabis kishte. Nuk e kishte idenë se ishin 9 kilogramë.”