Radjol Hatia, 25 vjeç, u arrestua nga autoritetet britanike në një shtëpi me tarracë dykatëshe në Neath. Gjatë kontrollit, policia gjeti bimë të tjera kanabisi në dy dhoma gjumi në katin e sipërm të shtëpisë në Pant yr Heol, Penrhiwtyn, dhe një fidanishte e vogël bimësh në tokë.
Hatia tha në Gjykatë se kishte jetuar në pronë për 6 javë dhe detyra e tij ishte ujitja e bimëve.
Ai tha se kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me kamion dhe po punonte për të shlyer “borxhin e tij ndaj personave që e kishin futur në Angli”.
Hatia, pa vendbanim të caktuar, më vonë u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të kontrolluar të klasit B. Shqiptari nuk kishte precedent të mëparshëm penalë.