Dy kushërinj shqiptarë, 34-vjeçari Fatmir Kurmekaj dhe 36-vjeçari Fatjon Kurmekaj u dënuan sot nga gjykata britanike e Plymouth Crown për kultivim të kanabisit.
Gjykatësi Robert Linford tha se ata u ndaluan nga policia në autostradën A38 dhe po shkonin drejt Plymouth më 26 gusht 2021.
Oficerët gjetën gjatë kontrollit në makinë gjetën grupe çelësash, me të cilat pas hetimit nga ekipi i Policisë Proaktive në Plymouth, u zbuluan dy prona në atë qytet të cilat ishin shndërruar në ferma të kultivimit të kanabisit.
Gjatë kontrollit në dy prej pronave ku kultivohej kanabisi, u gjetën edhe dy persona të tjerë.
Gjyqtari bëri me dije se Fatmir Kurmekaj nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm, ndërsa Fatjon Kurmekaj kishte një dënim për posedim kokaine me qëllim shpërndarjen në vitin 2015 për të cilin u dënua me 30 muaj burg, si dhe një dënim për posedim kanabisi me qëllim po shpërndarjen e tij, për të cilin u denua me 16 muaj burg në 2017.
Duke marrë parasysh veprat penale dhe faktorët lehtësues të tyre, Gjykatësi dha dënime me 45 muaj burgim për secilin.