Katër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë spanjolle, pasi u kapën në një “shtëpi bari”.
Të arrestuarit janë të moshave nga 21 deri në 27 vjeç, dhe kishin ngritur “bazën” e tyre në Madrid, duke bashkëpunuar me një spanjoll i cili ishte “kapoja” e bandës.
Ata kishin marrë banesa me qira në zona të ndryshme të kryeqytetit spanjoll dhe i përdornin për të kultivuar lëndë narkotike kanabis.
Gjatë kontrolleve në banesë, autoritetet sekuestruan rreth 2 mijë e 230 bimë narkotike kanabis, një automjet, 1 mijë e 810 euro që dyshohet se kanë ardhur si fitim nga shitja e drogës dhe pajisje të ndryshme elektronike e për mirëmbajtjen e bimëve.