Një 26-vjeçare nga Kosova, me banim në Austri, është proceduar penalisht, pasi u kap në aeroportin e Rinasit me 15 mijë paund të padeklaruara.
E reja me iniciale E.S. ishte kthyer nga Anglia, kur gjatë kontrollit në aeroportin e Rinasit, në valixhe iu gjet shuma, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.
Ajo është proceduar në gjendje të lirë për mosdeklarim të të hollave dhe sendeve me vlerë.
“Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, theksohet në njoftimin e policisë.