Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U kthye nga Siria, shpallet fajtore për bashkëpunim me organizata terroriste

22:47 / September 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gruaja nga Siria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim me kusht gruaja e parë e kthyer nga Siria në Kosovë në Prill të këtij viti. Ajo është dënuar për organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste.

Ishte rreth 27 vjec kur vendosi të shkonte në Siri pa dijeninë e familjes. Ajo paraprakisht ishte njohur përmes rrjeteve sociale me një djalë nga Maqedonia, i cili ishte inkuadruar në luftën e Sirisë, ndërsa qëllimi i saj ishte që të lidhte kurorë me të. Merita Aliu nga Zhegra e Gjilanit kishte qëndruar për rreth 3 vjet në Siri dhe nga kjo martesë kishte lindur dy vajza.

Bashkëshorti i saj kishte humbur jetën atje, ndërsa kjo me dy vajzat ishte në mesin e të kthyerve muaj më parë nga Siria. Meqë e ka vajzën e vogël të sëmurë dhe për shërim e dërgon shpesh në Turqi, gjykata kishte veçuar rastin e saj. Ajo është dënuar sot me dy vjet e gjysmë burgim me kusht.

“Është dënuar sot për veprën penale, organizimi dhe pjesëmarrja në grupet terroriste dhe të njëjtës i është shqiptuar dënim me kusht prej 2 vjet e gjysmë”, ka thënë avokatja Leonora Dervisholli.

Sipas avokates, në fjalën e saj para trupit gjykues, Aliu është penduar që kishte shkuar në Siri.

“Kjo prej fillimit ka pranuar që ka shkuar me dëshirë atje, ajo ka shprehur pendimin e thellë”.

Tridhjetë e tre (33) gra dhe vajza janë në mesin e 110 të kthyerve nga Siria në Prill të këtij viti në Kosovë. Ato ishin në Siri bashkë me bashkëshortët.

bashkepunim denohet gruaja siria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.