Ndarja e Getinjos dhe Vivien Thanos, ka qenë temë mjaft e diskutuar e mediave rozë, teksa vetë reperi me anë të disa postimeve apo lëvizjeve në Instagram e kishte pranuar ndarjen.
Ndërkohë duket se për ndarjen ka folur për herë të parë edhe Vivien, duke konfirmuar zyrtarisht gjithçka. E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, promo-ja e së cilës tregon momentin kur Vivien pranon dhënien fund të historisë.
“Nuk jam më me Getin. Ndoshta gjërat i nxituam pak”, dëgjohet të thotë ajo.