Muajin e kaluar mediat turke zbuluan se aktorja Meltem Miraloglu është martuar me një amerikan 80-vjeçar dhe lajmin e martesës e ka mbajtur të fshehtë. U raportua se bashkëshorti i aktores 32-vjeçare është shumë i pasur.
Pak ditë më vonë u tha se çifti po mendonin të bënin edhe fëmijë.
Mirëpo vetëm një muaj pas lajmit të martesës, mediat turke kanë zbuluar se Meltem po divorcohet nga bashkëshorti amerikan.
Gazetari turk Onur Akay në një telefonatë për programin “2 Sayfa”, ka treguar se ka folur me Meltemin dhe ajo duke qarë i ka thënë se do divorcohet.
“Dua të shpëtoj”, janë fjalët që ka thënë aktorja e cila do rikthehet në Turqi pas ndarjes.