Enca dhe i dashuri i saj Mickey Neblett bënë publike sot lidhjen e tyre të dashurisë. Mirëpo, ky konfirmim nuk u prit aq mirë në rrjete sociale.
Këngëtarja ka marrë shumë komente negative për këtë lidhje, çka ka sjellë edhe një reagim të fundit.
Në një postim në “Instastory”, ajo shkruan se çdo zgjedhje do të komentohet dhe kritikohet nga njerëzit, dhe se është e rëndësishme që të përcillet dashuri e jo urrejtje.
Ndër të tjera, ajo njoftoi se ka gati projektin muzikor “Albanian”.