Policia ka arritur ta shpëtojë një grua e cila qëndroi e mbyllur në një dhomë të errët në kryeqytetin e Afganistanit për 25 vite.
Gruaja është mbajtur në hapësirën plot me mbeturina. Thuhet se ushqimin ia kishin dhënë përmes dritares.
“Po ndihet e pasigurt dhe e frikësuar kur sheh njerëz tjetër”, tha zëdhënësi i ministrisë talibane të Punëve të Brendshme, Abdul Matin Kani.
Ajo tani po shërohet në spitalin e Kabulit si pasojë e probleme psikike dhe lëndimeve trupore. E si rezultat i kequshqyerjes, ka probleme edhe me aneminë, thonë mjekët që po e përcjellin gjendjen e saj shëndetësore.