Një vit më parë, këngëtarja e njohur Eneda Tarifa u divorcua nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, pas 18 vitesh që kishin së bashku.
Por edhe pse të ndarë, dyshja ka dalë shumë herë në publik së bashku, kryesisht krah vajzës së tyre, Arias.
Por pas një viti, a ka dikë në krah Eneda? Kureshtjen na e ka shuar ajo vetë teksa intervistohej në emisionin “Thumb On”.
“Jo. Kam përshtypjen që nuk dua njeri për momentin në jetën time. Fare. Kam shumë gjëra për të bërë tani. S’ka kuptim tani,”– u shpreh ajo.