Disa ditë pasi AMA i tërhoqi vëmendjen RTSH-së për transmetimin e këngëve të Ceca-s, këngëtares serbe që njihet për deklaratat e saj antishqiptare, ka reaguar edhe kjo e fundit.
Muzika nuk duhet të ketë kufij thotë Ceca në reagimin e saj. “ “Nuk jam e infromuar se këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa. Të paktën kjo është rregulli që unë kam mësuar për më shumë se tridhjetë vjet në karrierën time. Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia. Këngët e mia gjithmonë, janë bazuar në mesazhet e dashurisë, sepse këngët e mia bashkojnë njerëzit. I dua të gjithë njerëzit”, tha Ceca për mediat serbe.
Lexo edhe- RTSH transmetoi këngë të Cecës, AMA i tërheq vëmendjen: Ka bërë thirrje antishqiptare
Disa ditë më parë, AMA tha se programi dhe hapësira për pakicat në RTSH që i shërben miqësisë dhe solidaritetit mes popujve dhe kulturave dhe nuk duhet të promovojë figura që me angazhime konkrete kanë treguar dhe tregojnë të kundërtën.